Ora News - Avokat Ngjela: Teatri Kombëtar duhej mbajtur muze, ka edukuar elitën e Tiranës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Për avokatin Spartak Ngjela, Teatri Kombëtar duhej të ishte mbajtur si muze, pasi ajo ka edukuar elitën e kryeqytetit.

Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini ne studion e TV Ora News, Ngjela u shpreh se teatri i ri nuk mund të ndërtohet me një fond prej 30 mln eurosh.

Ngjela: Duhet të jemi koshientë se lufta kundër teatrit shqiptar ka filluar herët. I pari e filloi Enver Hoxha. Në momentet që ra komunizmi të gjithë shpresuam se do të kthehemi aty ku ishim të kthehej me standarte të larta. Nuk ndodhi kështu. Ata që erdhën në pushtet pas vitit 91' e rrënuan komplet, jo vetëm atë teatër. Teatri mbeti si një relike e vjetër që nuk jepte asgjë. Këtu vjen fundi i teatrit. Kjo ishte finalja. Ajo nuk ishte një sallë që mund t'i rezistonte kohës që ne mund t'i rikthenim në shoqërinë shqiptare një teatër të nivelit botëror. Se atje kanë luajtur me sakrifica të mëdha aktorët e mëdhenj. Sot nuk shkoje dot atje se nuk kishte as ngrohje. Kush e ka lënë ashtu, shteti. Ajo ishte pronë shtetërore. Kush i ka lëshuar rrugëve pa asnjë të ardhur aktorët.

Ka ardhur koha që çdo njeri të marrë përgjegjësi për ngritjen e Teatrit Kombëtar. Po bëhen me drama të mëdha. Elitën e këtij qyteti e ka edukuar teatri. Ishte pikërisht teatri që solli në mënyrë praktike frazën shqipe të komunikimit në nivel të lartë. E bëri teatri dramatik. Tani ka ardhur koha që nuk mund të qajmë të vdekurin. Unë kam qenë ndër të vetmit që kam thënë se duhet mbajtur si muze. Tani ka ardhur koha të mendohet jo vetëm për një teatër të madh. Me 20-30 milion nuk bëhet një teatër. Duhet mbi 100 mln. Duhet që brenda atij teatri të implementohet e gjithë historia e teatrit shqiptar. Duhet që brenda një teatri me 8 mijë metra katror nuk mund të bëhet, duhet të paktën 15 mijë metra katror. Mos të lejohet shteti të bëhet si të dojë. Defekti kryesor i kësaj kohe ishte se bota akademike, akademia e shkencave, universitetet nuk folën fare. Kanë qenë në një konflikt të brendshëm. Të gjithë aktorët e mëdhenj që kanë luajtur në atë sallë, qanin që luanin në atë sallë. Por ajo mund të qëndronte si muze. Unë nuk di se kush po paguan që të gjymtojë kulturën shqiptare. Ishte inerci kjo që ka ndaluar një fenomen anti kulturës shqiptare apo është vazhdimësi kundër kulturës shqiptare dhe gjuhës shqipe.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/avokati-ngjela-teatri-kombetar-duhet-mbajtur-muze-ka-edukuar-eliten-e-tiranes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended