Hakmarrja e Veliajt: Teatri Kombëtar, pengu që kryebashkiaku nuk i fali RTV Ora dhe Ora News

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Sekuestro e Tv Ora dhe Ora News është kulmimi i një presioni politik të nisur më shumë se dy vite më parë. Shkak është bërë Teatri Kombëtar, për të cilin Veliaj nuk e fali kurrë. Fillimisht ishin të ftuarit e dejtoreshës së Informacionit Beti Njuma që shqetësuan kryebashkiakun e cili më pas i komenton si të papranueshme fjalët e saj.

Madje si paralajmërim të parë jep refuzimin për të qenë në studio me të e më pas me këmbëngulje për të ndaluar punën e saj. Por jo vetëm teatri, problemet e Tiranës shqetësuan Veliajn dhe kjo duke u shfaqur dukshëm. E pas kësaj paralajmërimet kanë vazhduar në hapa konkret, fillimisht tentativë për ta mbyllur duke përdorur në mënyrë abuzive ISHSH e cila lëshoi urdhërin e parë për mbyllje, e më pas me Renean e cila me armë u vendos përballë gazetarëve

Qytetarë, personalitete të botës akademike dhe gazetarisë, analistë dhe politikanë e kanë cilësuar sekuestrimin e Tv Ora dhe Ora News si sulm politik me qellim të vetëm goditjen e fjalës së lirë. Sulmin ata e lidhin me kryebashkiakun Erjon Veliaj, kjo për shkak se Yldon Media Group është e vetmja që guxon të dalë përtej fasadës së servirur nga zyra e porpagandës së bashkisë dhe të ngrejë problemet reale me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Përdorimi i policisë dhe gjykatës për të sekuestruar RTV Ora dhe Ora News, ishte kulmi i presionit shtetëror. Nëse kthehemi në kohë, presionet ndaj grupit mediatik kanë nisur që prej vitit 2018, në atë kohë në krye të departamentit të informacionit u vendos Beti Njuma.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/hakmarrja-2-vjecare-e-veliajt-teatri-kombetar-pengu-qe-kryabashkiaku-nuk-i-fali-rtv-ora-dhe-ora-news/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended