Gjykata e Lartë me anëtarë të rinj për një muaj/ Sot jepet vlerësimi, 3 kandidatë në garë
  • 4 years ago
Procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë me tre gjyqtarë, është drejt fundit; një garë kjo në të cilën gjenden tre kandidatë; Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.

Sot, KLGJ-ja do të intervistojë dhe miratojë pikëzimin e tyre përfundimtar për t?ia dërguar më pas Presidencës për emërim.

?Në zbatim të detyrimeve kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi hapjen e procedurës se ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve për 6 pozicione të lira, 3 në fushën e të drejtës administrative dhe 3 në fushën e të drejtës civile.

Sot, Këshilli miratoi vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve z. Sokol Sadushaj, z. Ervin Pupe dhe z. Ilir Panda për në Gjykatën e Lartë që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, përkatësisht në fushat e të drejtës administrative, civile dhe penale. Zhvillimi i intervistës së kandidatëve të mësipërm dhe miratimi i vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar të tyre, do të kryhet ditën e nesërme, datë 27.02.2020?, njoftoi dje KLGJ-ja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataeLarte#SokolSadushaj#TopChannel
Recommended