Ora News - Më pak bebe në 2019, Kukësi mban rekordin e lindjeve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ndonëse me një rënie të ulët në 2019 u shënuan rreth 400 foshnja të lindura më pak se në 2018.

Sipas INSTAT, vetëm në katër qarqe është shënuar një rritje duke u kryesuar nga Kukësi me 15.9% apo 1103.

Edhe në Vlorë, Korçë dhe Dibër rritja ka qenë pozitive.

Ndërsa në Lezhë rezulton se janë regjistruar 7.6% lindje më pak edhe në Tiranë -2.6%.

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet.

Ky koefiçent i Shqipërisë është 2.5 dhe është më i lartë se vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Përjashtim bën Kosova që e ka koefiçentin më të lartë me 10.3 për 1000 banorë.

Në tremujorin e katërt të 2019, 9 qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullësisë.

Në qarkun e Tiranës numri i lindjeve i tejkalon me 1147 numrin e vdekjeve ndërsa më i vogli regjistrohet në qarkun e Korçës ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve.

Numri më i vogël i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës me 506 lindje dhe kjo kryesisht lidhet me emigrimin e një pjese të madhe të popullësisë nga ky qark.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/me-pak-bebe-ne-2019-kukesi-mban-rekordin-e-lindjeve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended