Ora News - BKT mban peng pagën e luftës, punonjëset e fasonerisë në Fier protestë para bankës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
110 punonjës të një fasonerie në Fier akuzojnë Bankën Kombëtare Tregtare se u ka zvarritur prej një jave lëvrimin e pagesës së papunësisë. Ata thanë se paratë kanë kaluar më datë 2 qershor, ndërsa ngrenë dyshime se BKT ua vonon pasi qarkullon fondet e qeverisë të destinuara për punonjësit përfitues.

Punonjësit e një fasonerie në Fier akuzojnë Bankën Kombëtare Tregtare se u zvarrit prej disa ditësh kalimin në llogari të pagës së luftës të dhënë nga qeveria.

Pasi konfirmuan në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve se paratë ishin lëvuar, protestuan para degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Fier.

''Ka 1 muaj që kjo është miratuar, ne po kërkojmë të drejtat tona. Lekët tona nuk janë hedhur.''

Aty thanë se drejtuesit e degës së kësaj banke e pranuan se faji ishte i tyri.

''E pranuan po pse paga e luftës është hedhur që në datën 2 qershor, dhe duhej bërë kjo protestë që të bëheshin procedurat. Ne kërkojmë të drejtën tonë dhe nuk lëvizim që këtu nga banka pa u hedhur lekët.''

Janë rreth 110 punonjës të një fasonerie që thonë se pagat duhet t'i merrnin me datë 2 qershor.

Vonesa u ka ngritur dyshime për veprimet.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/bkt-mban-peng-pagen-e-luftes-punonjeset-e-fasonerise-ne-fier-proteste-para-bankes

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Z5QMsLDCFJo

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended