Naftëtarë e fasonë në protestë/ Kërkojnë rikthimin në punë dhe pagën e luftës - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Naftëtarët e Ballshit kërkuan këtë të martë hapjen e uzinës dhe rikthimin e tyre në punë.Ata thanë se prej 6 muajsh e vetmja e ardhur për familjet e tyre ka qenë ajo e pagës së luftës. Naftëtarët u shprehën të gatshëm për tu ulur në bisedime dhe për të negociuar me drejtuesit e kompanisë në lidhje me kontratat e reja të punës si dhe pagat e prapambetura.Por krahas naftëtarëve, në protestë dolën edhe 110 punonjëse të një fasonerie në Fier.
Ato u mblodhën para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve ku kërkuan një përgjigje për pagën e luftës.Punonjëset thanë se ndodhen në vështirësi financiare dhe nuk mund ta përballojnë dot jetesën.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended