Ora News - Reforma zgjedhore mban peng integrimin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ngërçi për reformën zgjedhore po mban peng edhe negociatat me Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi tha se korniza e negociatave do të paraqitet javën e ardhshme në Këshill, ndërsa iu bëj thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje.

Komisioni Europian ka shtyrë për javën e ardhshme dërgimin në Këshillin e BE-së të kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Shkak për këtë duket se është ngecja e bisedimeve për reformën zgjedhore në vend dhe shpresa e diplomatëve europianë për t?i shtyrë palët drejt një konsensusi brenda kësaj jave.

Gjatë një konference në Bruksel, komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi e quajti thelbësore përmbushjen e reformës.

?Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë të përpiqen për një marrëveshje. Ky është një moment i rëndësishëm që kërkon rezultat dhe do të ishte do të ishte për të ardhur keq nëse për ta humbur momentin. Unë shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore,? tha Várhelyi.

Përveç diplomatëve në Tiranë që po përpiqen të gjejnë një kompromis mes palëve për reformën zgjedhore tani edhe Brukseli zyrtar kërkon përfundimin e saj.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/komisioneri-zgjerimin-reforma-zgjedhore-mban-peng-integrimin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended