Ora News - Ja kush e ka radhën të dokumentojë pasurinë ose i sekuestrohet. Të tre nga Durrësi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Agjentët e operacionit Forca e Ligjit kanë dërguar 3 formularë të tjerë ku persona të dënuar do të duhet të justifikojnë pasurinë. Dashamir Gjoka, Emiljano dhe Edlir Hysenaj dyshohen se kanë përfituar pasuri të prejardhur nga krimi.

Agjentët e Operacionit Forca e Ligjit kanë dërguar 3 formularë të tjerë subjekteve të cilët brenda 48 orëve duhet të justifikojnë burimin e pasurisë së krijuar ndër vite.

3 të dënuarit e radhës që do të përgjigjen pyetjeve të formularit të OFL-së janë Dashamir Gjoka i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali, Emiljano Hysenaj i dënuar për trafik droge në Gjermani dhe Edlir Hysenaj. Ky i fundit me lidhje Emiljano Hysenin dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Emiljano Hysenaj është arrestuar në vitin 2018 së bashku me 12 shqiptarë të tjerë me 1.8 tonë kokainë që kapte vlerën rreth 400 milion euro në treg.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Formularët e dërguar këtë të mërkurë, vijnë pas dërgimit për plotësim të formularëve për Lulzim Berishën dhe Ardjan Çapjan. pas hyrjes në fuqi të aktit normativ anti-KÇK, është sekuestruar kompleksi i vëllezërve Hajri në Shijak dhe disa prona në qytetin e Shkodrës në pronësi të shtetasve Doçi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ja-kush-e-ka-radhen-te-dokumentoje-pasurine-te-tre-nga-durresi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended