'Më thonë që janë të falimentuar', Rama ndërtuesve: Veproni ose mund të humbasin lirinë dhe pasurinë
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po zhvillon mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme. "Është bërë një punë voluminoze nga grupet e inspektimit. Grupet ndërkombëtar kanë qëndruar me orë të zgjatura në terren duke kuptuar nevojën tonë për një itensitet të lartë. Grupe të tjera do të vijnë sot dhe në vijim. Dje Merkel ka kërkuar edhe nga të gjithë landet që të përfshihen në këtë operacion për të dërguar ekspertët për të verifikuar standardet e sigurisë së godinave.

Lajmi i mirë është se një sërë godinash të larta në Durrës të cilat u bënë edhe burim i një ankthi të madh popullor edhe me 'ndihmën' e lukunisë mediatike, nuk paraqesin rrezikshmëri, nuk kanë dëme në strukturë dhe hyjnë në kategorinë e banesave të pabanueshme për momentin, por të riparueshme. Dje u kam kërkuar investitorëve të këtyre godinave që të përfshihen menjëherë në riparimin e godinave.

Artan Shkreli është impenjuar për të përgatitur standardet e riparimit. Policia kriminale duhet të japë së shpejti të gjitha konkluzionet për të gjitha godinat që në Durrës janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë të pabanueshme dhe ato të dëmtuara, që riparohen. Paralelisht sikur e kemi diskutuar dje në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga Presidenti, urojmë që prokuroria të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse.

I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë cuar mesazh duke nxerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin  kredi, të bëjnë ctë duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund ti humbin të dyja" tha ai.
Recommended