Ora News - Bonus qiraje vetëm për 1 muaj, banorët: Do të kthehemi në shtëpitë e pabanueshme

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Banorët e ish konvikteve të komunales në Tiranë kanë mbetur pa shtëpi dhe pa bonus qiraje. Ata shprehen se nga bashkia e Tiranës morën bonus vetëm 1 muaj, ndërsa tani nuk kanë përgjigje apo rrugëzgjidhje.

Ky pallat, edhe pse u rrezikon jetën banorëve të ish komunales pasi është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, do të jetë sërish streha për këta qytetarë.

Prej 1 muaji, ata nuk kanë marrë bonusin e qerasë nga Bashkia e Tiranës, ndaj dhe pronarët e shtëpive ku banojnë i kanë nxjerrë në rrugë.

"Na thanë në datë 5, nga 5 e kthyen në 10, tani e kthyen pas 25. Se çfarë do bëhet nuk di gjë"

Thonë se kanë provuar çdo rrugë për të patur një zgjidhje nga bashkia, por janë përballur me refuzim.

"Kemi shkuar te bashkia e madhe, i kemi thënë të takojmë Veliajn na kanë thënë që "nuk ke shans".

Prej mungesës së alternativës, thonë se do të vendosin të rikthehen në shtëpitë e pabanueshme.

"Sot do ti hyjmë me themel ta pastrojmë dhe do hyjmë se nuk kemi ku të shkojmë"

Pallatet në këtë zonë pësuan dëmtime të rënda pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa të pastreha mbetën më shumë se 50 familje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bonus-qiraje-vetem-1-muaj-banoret-do-te-kthehemi-ne-shtepite-e-pabanueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended