Report TV - Rama në Kukës për stadiumin: Jo vetëm për futbollistët, por për të gjithë banorët!
  • 4 years ago
KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në stadiumin e ri të Kukësit! I shoqëruar nga kryebashkiaku, njëherazi edhe president i klubit të Kukësit, Safet Gjici, Rama është shprehur se ky stadium nuk do të shërbejë vetëm për sportdashësit e për skuadrën, por si një qendër e zhvillimit të komunitetit.

"Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor ", tha Rama.
Recommended