Dimri ne Kukes, banoret sigurojne me veshtiresi drute e zjarrit

  • 5 years ago
Dimri, banorët sigurojnë me vështirësi drutë e zjarrit

Në Kukës dimri ka ardhur. Temperaturat kanë rënë nën zero, ndërsa oxhaqet tregojnë se jo të gjithë qytetarët kanë mjaftueshëm ngrohje. Drutë e zjarrit i kanë siguruar me vështirësi dhe përpiqen të kursejnë për motin më të keq gjatë dimrit. Çmimi i tyre është i lartë.
?Me kursime se nuk jemi në gjendje të blejmë dru se edhe drutë janë bërë si droga?, tha një banor.
Ndërsa një tjetër tha se ngrohen me Batanije.
?Kur kemi pushim e ndezim, kur janë në shkollë e ndezim me orar sipas mundësive?, tha një tjetër.
Moratoriumi në pyje ka ulur në minimum prerjet dhe sasinë e lëndës drusore. Ndaj dhe çmimi sa vjen e rritet. Por për banorët e Kukësit sigurimi i tyre është domosdoshmëri dhe renditet prioritet për të kaluar dimrin. /abcnews.al

Recommended