Ora News - AKEP tërhiqet për tarifat, vendimi do të konsultohet me operatorët për 2 muaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Po shkon drejt zgjidhjes debati i krijuar me AKEP dhe kompanive celulare për draftin e tarifave të diferencuara. Ky draft që parashikon favorizimin e një kompanie celulare dhe i detyronte me tarifa të shtrenjta dy operatorë të tjerë, do të përmirësohet. Gupet e interesit kanë dy muaj kohë për të zhvilluar konsultime dhe për të bërë propozimet e tyre me qëllim garantimin e konkurrencës së lirë në treg.

AKEP dhe operatorët e kompanive celulare që operojnë në tregun vendase po shkojnë drejt një zgjidhjeje, pas debatit që shkaktoi një draft për tarifat diferencuara.

Vendimi i së enjtes së bordit të AKEP, i hap rrugë grupeve të interesit të bëjnë konsultimet për përmirësimin e projekt vendimit që parashikonte favorizimin e një kompanie celulare, dhe detyronte me tarifa më të shtrenjta dy kompani të tjera që kanë edhe numrin më të lartë të abonentëve.

Përpjekja e mëparshme e AKEP sipas operatorëve cenonte lirinë e tregut dhe konkurrencën në telefoninë celulare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akep-terhiqet-nga-vendimi-tarifat