Salianji në Qafzez: Banorët 16 muaj në çadra, shteti i ka dhënë vetëm rrecka - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e fshatit Qafëzez në Ersekë vazhdojnë të vuajnë pasojat e tërmetit të Qershorit dhe atij të Nëntorit të vitit të kaluar .Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u takua me disa prej familjeve të prekura të cilat prej 16 muajsh flenë në shtëpitë e dëmtuara . Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m?i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t?i rregulloj. Ja se ç?i bëra, i vura këtu për të mos ?Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëmSalianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot. Edhe të tjerë banorë të Ersekës shtëpitë e të cilëve u prekën nga tërmeti pohuan të njëjtën situatë. Tashmë që dimri po vjen jetesa për ta bëhet akoma më e vështirë. Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do të hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiljet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?Gazmor Kasëmi: Po!Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë. Prej kohësh Partia demokratike ka nisur fushatën e denoncimeve për banorë që ende flenë në çadra apo në shtëpi të dëmtuara, që një termet tjetër mund t?i rrezikojë edhe jetën.
Recommended