Ora News - TVSH për reklamat, Bendo: I intereson vetëm një grupi të vogël njerëzish

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfshirja e reklamave të mediave audiovizive në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me rreth 6% shihet si një mundësi për të favorizuar një grup të ngushtë personash.

Bujar Bendo, ekspert kontabël, sqaron se kjo nismë nuk sjell asgjë pozitive për ekonominë apo publikun

Bujar Bendo: Nuk ka interes publik, pra kjo i shërben vetëm një grupi të vogël. Për kompanitë që bëjnë reklama kjo nuk është kosto, sepse TVSH është taksë. Pra 6% do rimbursohet nga kompanitë, por vetë kompanitë audiovizive do kemi raste që do kenë edhe rimbursim TVSH sepse do blejnë me 20% dhe do sheshin me 6%. Kjo nuk është e drejtë.
Sipas Bendos, aplikimi i TVSH-së 6% për reklamat ndërlikon zbatimin e skemës.
Bujar Bendo: Ligji duhet të përdorë një shkallë tatimore dhe sa më shumë përjashtime fusim në ligj aq më të ndërlikuar e bëjmë atë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tvsh-reklamat-bendo-i-intereson-vetem-nje-grupi-te-vogel-njerezish

Recommended