Ora News - Spiunët në internet, Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar betejën kibernetike

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Përhapja e shpejtë e internetit duhet të shoqërohet dhe me masa të forta për të ndaluar grabitjen përmes aplikacioneve online, apo për të ruajtur fëmijët. Por në Shqipëri mungojnë kapacitetet njerëzore dhe mjetet financiare për të krijuar inteligjencën kibernetike. Për këtë ka nisur të përgatitet një draft ku së pari kërkohet llogaritja e kostove.

Veprimtaria kibernetike ku bëjnë pjesë mashtrimet që lidhen me Internet Banking, vjedhjen e të dhënave phifishing dhe spam janë kthyer në shqetësim kryesor jo vetëm për individët por edhe për vetë qeverisjen. Në strategjinë kombëtare për të luftuar këtë fenomen theksohet se ka mungesë të mjeteve të nevojshme për të krijuar mjetet dhe burimeve njerëzore për krijimin e inteligjencës kibernetike

Gjatë vitit 2019 rezulton se rreth 67% e popullsisë dhe rreth 40% e familjeve shqiptare kanë pasur qasje në internet, por problemi kryesor mbeten fëmijët të cilët shihen si shumë të ekspozuar ndaj internetit.

Sipas një anketimi të kryer nga UNICEF Albania, 51% e fëmijëve kanë akses në internet kurdo që ata dëshirojnë dhe 37% e tyre e kanë përdorur internetin nga mosha 8 vjeçare ose dhe më herët.

Shqetësues është fakti se mungesa e informacionit tek prindërit lidhur me rreziqet që paraqet interneti i pasigurt dhe mungesa e kontrollit nga ana e tyre është në nivele të larta.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/spiunet-ne-internet-shqiperia-nuk-ka-kapacitete-te-perballuar-betejen-kibernetike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended