Ora News - Duro kundër rrymës: Partizani nuk ka nevojë për sulmues

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro ka komentuar situatën në skuadrën e Partizanit. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", tekniku ka pohuar se të kuqtë e kanë grupin e konsoliduar dhe ardhja e një sulmuesi të ri nuk është domosdoshmëri.

"Nuk mendoj se ka ndonjë problem të madh për Partizanin. Ka një skuadër të konsoliduar, duke e treguar në dy fazat e para. Ka sulmues si Hebaj, Mensah ku edhe kanë shënuar. Nuk është e lehtë për të gjetur një sulmues. Aq e lehtë është dhe aq e vështirë, për shkak se një futbollist i ri do ta ketë të vështirë të përshtatet te Partizani."-përfundoi Duro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/duro-kunder-rrymes-partizani-nuk-ka-nevoje-sulmues

Recommended