Ora News - Shyti del kundër rrymës: Stadiumi i kryeqytetit nuk duhet të marrë emrin e Panajot Panos
  • 5 years ago
#oranews
Çështja e emrit të stadiumit "Arena Kombëtare" ka marrë një tjetër drejtim. Ditën e sotme ka lindur ideja që ky impiant të marrë emrin e legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano. Megjithatë, i këtij mendimi nuk është analisti, Artan Shyti, i cili në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" ka mbajtur qëndrimin e tij kundrejt kësaj hipoteze.

"Është një mundësi për të kujtuar një individ të suksesshëm të futbollit të luajtur. Unë besoj se takime të tilla janë të rëndësishme. Do të isha më i kënaqur që të zhvillohej një aktivitet në nder të tij. Në merrej një kupë me emrin e tij. Është bërë një aktivitet po jashtë Shqipërisë. Unë besoj se përpara se të bëhej në Ulqin duhet të ishte bërë në Tiranë. Pra duhet të bëhej një gjë më ceremoniale. Një gjë historike, e cila në futbollin tonë është problematike. Ne nuk kemi impenime institucionale, qoftë edhe të futbollit shqiptar. Por jo histori individi që bëjnë për individin. Histori institucionesh që shkruajnë për institucionet. Ne nuk kemi mundësi, se ata që janë pjesë e kësaj historie na lënë. Është mirë që të bëhet sa më shpejt. Pavarësisht se në arkivat e Shtetit ka shënime të shumta sa i përket futbollit. Aty ka jo vetëm për Panajot Panon por edhe për shumë individ që u bënë pjesë jo vetëm të futbollit. Kontinenti i historisë nuk është shumë i eksploruar. Për sa i përket emrit, unë mendoj se ka shumë emra, por ka pak institucione. Te Tirana ka shumë ambiente që kanë marrë emra dhe thuhet se këtij e jo atij. Është një diskutim që mund të hajë replika, por nuk kam asnjë kundërshtim nëse vendoset. Megjithatë në parim nuk jam dakord. Do ishte shumë më e vlefshme që emrin e tij ta merrte Akademia e Futbollit Partizani."-përfundoi Shyti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shyti-del-kunder-rrymes-stadiumi-i-kryeqytetit-nuk-duhet-te-marre-emrin-e-panajot-panos

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz