Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në disa qytete të vendit

  • 3 years ago
Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike edhe sot në Shkup, Gostivar e Kërçovë. Në Pollog këtë herë protestat u mbajtën në Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Tearcë. Protestuesit kërkuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, shpërbërjen e komisionit rregullator, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe faljen e borxheve të familjeve të varfra. Ndërkohë grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dorëzoi në Kuvend iniciativë për mbajtjen e një debati mbikëqyrës në Komisionin për financa dhe buxhet, që siç thonë, do ta zbardhë të vërtetën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo parti mbetet në kërkesat për kthimin e çmimit të vjetër të energjisë elektrike, hetim të ndikimit partiak mbi Komisionin rregullator dhe shpërbërjen e të njëjtit.

Recommended