Ora News - Nikolla sqaron studentët për trifat: VKM-ja s'ka hyrë në fuqi, nuk ju prek

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një konferencë sqaroi studentet se pika e VKM-së për të cilën ata protestojnë nuk ka hyrë ende në fuqi dhe nuk impakton tek ata.

Ajo tha se është e hapur që të ecet drejt një propozimi të Këshillit të Ministrave që kjo pikë tu lihet tagër universiteteve dhe mos jenë pjesë VKM-së.

"Vërtet kërkojnë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk impakton dhe nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, sepse VKM nuk ka fuqi prapavepruese. Lidhet me studentët që futen sivjet në vit të parë dhe vitin tjetër ajo mund të ketë efekti. Por gjithësesi ne bëmë një diskutim shterues me rektorët dhe dekanët dhe janë po ata që do të adresojnë në meganizat dhe patjetër unë jam e hapur që të ecim drejt një propozimi të Këshillit të Ministrave që kjo pikë tu lihet tagër universiteteve dhe mos jenë pjesë VKM-së."

Sqarimet e ministres Nikolla

Nikolla: Përgjigjia ime për pikën dy që kërkojnë në mënyrë të menjëhershme përgjysmim të tarifave është njohja dhe respekti me ligjin. Vendimmarja për të përcaktuar tarifat dhe kuoatat është e universiteteve.

Sa i takon kërkesës tjetër që lidhet me përmirësimin e kushteve në konvikte, ju bëj me dije se studentët kanë të drejtë që kërkojnë kushte më të mira, edhe ne jemi të vendosur që të adresojmë projekte investuese në Qytetin Studenti. Ashtu sikurse është e vërtetë që në Tiranë janë investuar 5.3 mln euro në 4 godina studentësh tek Fakulteti i Inxhinierisë dhe 6 mln euro për të rikonstruktuar 8 godina në QS.

Vërtet kërkojnë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk impakton dhe nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, sepse VKM nuk ka fuqi prapavepruese. Lidhet me studentët që futen sivjet në vit të parë dhe vitin tjetër ajo mund të ketë efekti. Por gjithësesi ne bëmë një diskutim shterues me rektorët dhe dekanët dhe janë po ata që do të adresojnë në meganizat dhe patjetër unë jam e hapur që të ecim drejt një propozimi të Këshillit të Ministrave që kjo pikë tu lihet tagër universiteteve dhe mos jenë pjesë VKM-së.

Nikolla sqaron studentët: Nuk ka asnjë rritje tarifash

Ministrja e Arsimit tha se nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit, duke bërë një krahasim me qeverisjen e kaluar. Sipas saj nga viti 2013 deri më sot ka pasur vetëm një rritje tarife në vitin 2014.

Nikolla: Në vitin 2009 tarifa minimale ishte 12 mijë në 2013 kjo tarifë shkoi në 14300 lekë. Tarifa mesatare nga 16500 shkoi në 20500 duke impaktuar 13 mijë studentë. Tarifa maksimale ishte 30 mijë shkoi 45 mijë, pra një rritje prej 50% dhe ka impaktuar 4 mijë studentë. Efekti financiar i kësaj shifre ka kapur shifrën 128 mln lekë.

Në vitin 2013 -2017 kemi një rritje tarifash vetëm në 2014. Tarifa minimale ishte 14430 shkoi në 20 mijë ka impaktuar 4500 studentë, pra një rritje prej 5570 lekë. Tarifa mesatare nga 20600 shkoi 21600 dhe tarifa maksimale zero rritje. Pra kjo rritje e tarifash nuk ka prekur të gjitha programet e studimit. Ka prekur shkencat e natyrës dh...

Recommended