Protestat e studentëve, Nikolla për Report Tv: Gati për ta hequr nga VKM-ja

  • 5 years ago
Qeveria është e gatshme të heqë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura. Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për Report Tv ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla. Ajo shpjegon shqetësimet e studentëve të cilët zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër tarifës për provimet e mbartura. Nikolla sqaroi se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jetë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

INTERVISTA

Paraditen e sotme u zhvillua një protestë nga studentët, cili është komenti juaj dhe a janë reale kërkesat e studentëve?
Patjetër që studentët kanë gjithë të drejtën që të adresojnë problemet e tyre. Ka filluar si shqetësim në fakultetin e Arkitekturës për shkakun se administratori i këtij fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste. Ky moment është adresuar para autoriteteve të atij fakulteti dhe administratori ka rënë dakort që të ketë datë tjetër dhe të ruhet tradita e pagesës me këste. Sot paraprirë nga disa sinjale në rrjetet sociale, studentët sollën para meje një kërkesë. Nuk kam qënë as e ngujuar dhe nuk kam lëshuar asnjë përgjigje me arrogancë. Kam ftuar studentët në një takim, në një mjedis ku e shohim dhe dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk e kanë pranuar këtë mundësi, kanë kërkuar që të dal në shesh dhe të komunikoj në shesh. Kjo nuk është etike. Atëherë do të ishte arrogancë.

Pas insistimeve të vazhdueshme për të komunikuar nuk e panë arsyeshme dhe më dërguan një kërkesë. Studentët shqetësohen për një situatë hipotetike që do të japë efektet pas një viti. Garantoj prindërit e tyre që kemi më shumë se një vit kohë që ta shikojmë me shumë qetësi këtë gjë. Nëse duan të jetë në tagër të univeristeteve, ne jemi të gatshëm ta pranojmë. Aryset se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universititeti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një incentive për të qënë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, qeveria ka vetëm një përgjegjësi dhe ajo është që të përcaktojnë tarifën maksimale dhe më pas i mbetet vendimi univerisiteteve. Tarifat janë nën koston reale. Edhe këtë pikë e diskutuam me përfaqësues të universitetve. Është debat që duhet të shterojë në univerisitet dhe janë ata që e gjykojnë sa do të jetë masa e tarifave në programe të caktuara studimi. P.sh. universiteti i Vlorës për disa programe e ka ulur tarifën dhe e ka mbajtur njësoj. Ka 5 vite që tarifat nuk rriten. Kërkesa tjetër që lidhet ...

Recommended