Protesta e studentëve, Nikolla për Report Tv: Kërkesat të drejta, t'i kthejmë në rezultate

  • 5 years ago
Ministrja e Arsimit, Linda Nikolla, në një lidhje telefonike për Report Tv i bëri thirrje studentëve që të pranojnë dialogun me qeverinë për kërkesat e tyre. Nikolla tha se kërkesat e sudentëve janë të drejta por ajo që nevojitet tashmë është ulja në tryezë për të biseduar dhe kthyer në rezultate.

"Çdo kërkesë e studentëve është e drejtë në kuptimin e shqetësimit, prandaj kam kërkuar komunikim. Kjo protestë, jo vetëm qytetare në kuptimin më të plotë të një proteste të drejtë, por duhet ta kthejmë në rezultate për të modernizuar të gjithë sistemin e arsimit të lartë. Por kjo nuk bëhet me deklarata, por duke parë të gjitha rezultatet hap pas hapi.

I jam përgjigjur çdo kërkese që ata kanë pasur. Kur dëgjova thirrjet "Lindita dil në shesh se ka ardhur rinia dhe jo ushtria", zemra me çoi aty dhe zbrita. Dëshiroja që të komunikonim aty. Por që të ndodhë komunikim duhet të ketë dëgjim mes palëve. Eca shumë hapa me studentët por nuk ishin të gatshëm për të biseduar dhe u ktheva në zyrë për të ndjekur të gjitha zhvillimet.

Recommended