Ora News - Meta besimplotë te Kuvendi: Kërkesat e studentëve të drejta dhe të realizueshme
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, legjitimoi edhe një herë si të drejta kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë prej 13 ditësh.

Ai apeloi sërish qeverinë të reflektojë mbi kërkesat e studentëve.

Meta: Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta legjitime dhe të realizueshme, ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë.

Edhe pse në mbledhjen e grupit parlamentar, socialistët vendosën ta rrëzojnë dekretin e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit të buxhetit, Meta sërish u shpreh besimplotë në një reflektim të Kuvendit.

Meta: Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejta në interesin më të mirë jo thjesht të studentëve, por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-zeri-i-studenteve-duhet-te-degjohet-nga-te-gjithe-kam-besim-se-kuvendi-do-reflektoje
Recommended