Rektori i Universitetit të Shkodrës pas takimit me Mesin: Kërkesat e studentëve, të drejta

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës/kryeministrja Senida Mesi zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit të Shkodrës, ku në qendër ka qenë njohja me situatën pas protestës së studentëve.

Rektori Bekteshi pas takimit tha se protesta e studentëve është e drejtë dhe është koha për të reflektuar.

Bekteshi: Kërkoi informacion për statistikat lidhur me numrin e studentëve, studentët që janë me mesatare 8-9, studentët me mesatare mbi 9. Ne i kërkuam investime për Universitetin e Shkodrës. Më gjerë do të diskutohet me Senatin Akademik.E kam theksuar që protesta e studentëve është jashtëzakonisht e drejtë. Duhet të mendojmë mirë sepse Universitetet janë përgjegjëse për edukimin e brezit të ri. Është brezi më vital në Shqipëri, studenti. Nëse ne e shpërdorojmë bëjmë një gabim shumë të madh. Ka ardhur koha të mendohet shumë mirë për arsimin e lartë që ka disa vite që nuk është motivuar për zhvillim.

Pyetje: Morët premtim nga zonja Mesi që do të ketë ndërhyrje?

Bekteshi: Mesi tha se janë ngritur grupe pune që po merren problematikat pastaj do të shtrohen për zgjidhje.

#oranews #studentet #protesta
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rektori-i-universitetit-te-shkodres-pas-takimit-me-mesin-kerkesat-e-studenteve-te-drejta

Recommended