Report TV - Skeda/ Ja kërkesat e studentëve që plotësoi Qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2018
  • 5 years ago
Lulzim Basha, Monika Kryemadhi si dhe deputetë të LSI-së dhe të PD-së, prej ditësh kërkojnë mbështetje për protestën e studentëve, një pjesë e të cilëve kanë vendosur të rikthehen edhe këtë të hënë në shesh (Lexo këtu) edhe pse qeveria ka plotësuar kërkesat e tyre madje duke i tejkaluar ato. Protestat e studentëve i kushtuan postin Ministres Arsimit, Lindita Nikolla, e cila pikërisht për këto protesta u bë pjesë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, teksa Rama e zëvendësoi atw me Besa Shahin ish-zv/ministre e Arsimit.

Aq shumë thirrje sa kanë bërë për protestën e studentëve përfaqësuesit e opozitës, nuk i kanë bërë as vetë organizatat studentore e për pasojë është mister se kush po e organizon këtë protestë në një kohë që nga 8 kërkesa që paraqitën studentet në protestën e tyre {Tabele me 8 kërkesat e protestesuve) u plotësuan të gjitha përveç pikës që 5% e GDP-së të shkojë për arsimin, gjë e cila është e pamundur në realitetin ekonomik të vendit tonë.

Më 19 dhjetor që përkoi me ditën e 16 të protestës studentore, grupi i punës pranë kryeministrit Rama përfundoi atë që e quajnë Pakti për Universitetin. Qeveria dha propozimet e saj se si mund të zgjidhen 8 kërkesat studentore duke i shoqëruar me afate konkrete. Ky dokument është i hapur për sugjerime nga të gjitha palët e interesit.

Pika e parë dhe më e rëndësishmja është ajo e uljes së tarifave për studentët. Në janar të gjithë studentët, pavarësisht mesatares do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. Pjesën tjetër do ta kompensojë qeveria tek universiteti. Ndërkohë, për vitin tjetër akademik pra 2019-2020 tarifat do të reduktohen sipas mesatares.
Recommended