Kërkesat e studentëve, Pedagogu Qori: Qeveria është dinake, lëshimet janë të papërfillshme

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Vendimet e marra nga kryeministri Edi Rama për 8 pikat e studentëve nuk kanë bindur pedagogët që mbështesin protestën.

Pedagogi Arlind Qori, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma tha se lëshimet që ka bërë qeveria janë të papërfillshme krahasuar me kërkesat e studentëve.

Qori: Shumë pak, sepse krahasuar me kërkesat e studentëve lëshimet që bën qeveria janë të papërfillshme. P.sh nga pikëpamja financiare mbulojnë pjesërisht vetëm nivelin e parë të studimeve. Qeveria jonë është dinake. E para, përgjysmimin e bën njëherë për këtë vit, pastaj për vitin tjetër thotë; të shohim. Uljen e tarifave e përshkallëzon me notën mesatare. Kjo do të sjellje një rendje fiktive pas notave të mira. Në një farë mënyre do ta bëjë kundërproduktive uljen e tarifave në nivelin Bachelor. Mbi të gjitha në rast se nuk ndryshon ligji i arsimit të lartë, uljet e tarifave në nivelin e arsimit të lartë do të vihen në rrezik nga fakti që Universitetet private me ligjin në fuqi kanë akoma të drejtë të fusin duart tek buxheti i shtetit për universitetet. Pra në rast se qeveria ul tarfiat për nivelin Bachelor për këtë vit apo për disa vite të ardhshme, Universiteteve private i lind e drejta që dy vjet më vonë ta prapsojnë këtë ulje tarifash duke përfituar para nga shteti që do të duhet të shkonin për studentët e Bachelorit. Por mbi të gjitha dhe kjo është më skandalozja, studentët e masterit preken pak nga kjo ulje tarifash.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkesat-e-studenteve-pedagogu-qori-qeveria-eshte-dinake-leshimet-jane-te-paperfillshme

Recommended