Pedagogia Sula: Pa u shfuqizuar ligji i arsimit të lartë, kërkesat e studentëve nuk realizohen

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogia Lili Sula e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, theksoi se është e pamundur që të plotësohen kërkesat e studentëve pa u shfuqizuar ligji i arsimit të lartë.

Pjesë nga biseda:

Sula: Për mendimin tim, protesta është një shembull shumë i mirë, një mësim i mirë për qytetarët dhe pedagogët. Kjo protestë po bën histori. Sot studentët po shkruajnë histori. Më vonë do të kuptojmë se kjo protestë ka lënë gjurmë. Sot dëgjova që studentët kërkojnë krijimin e një shtabi. Që do të thotë se kjo protestë po strukturohet. Nga nesër e tutje do të kuptohet se cila do të jetë përfaqësia. Deri dje ka qenë një protestë politike por jo partiake pasi është marrë me ligjin e arsimit të lartë. Nga nesër e tutje do të shohim se çfarë do të na sjellë. Pra do të kemi zhvillime të reja. Është kthyer përsëri ligji i arsimit të lartë dhe nuk është rritur buxheti. Nëse ne e kemi 3% të PPB-së, ka mbetur po kaq. Reforma e arsimit të lartë nuk ka shanse të zbatohet pa rritur buxhetet. Që do të thotë se kushtet e studentëve do të jenë këto që janë ose do të përkeqësohen. Nëse ne nuk e konsiderojmë dijen si aset kombëtar dhe nëse nuk e konsiderojmë student herë pagesë.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagogia-sula-pa-u-shfuqizuar-ligji-i-arsimit-te-larte-kerkesat-e-studenteve-nuk-realizohen

Recommended