Report TV -Gati amnistia për të burgosurit, ja kategoritë që përfitojnë dhe ata që penalizohen
  • 4 years ago
Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin për amnistinë e radhës të të burgosurve. Sipas projektligjit, amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet, gjobë, ose shërbim prove, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Nga ana tjetër, përfitojnë edhe personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Po kështu, amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet, si dhe personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
Recommended