Skema e re, udhëzimi i ministres Manastirliu/ Mijëra vende të reja pune, 26 kategoritë që përfitojnë
  • 6 years ago
Ministrja Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes udhëzimit nr. 602, datë 1.8.2018, i ka hapur rrugë zbatimit të skemës së re të qeverisë ?Rama 2?, për punësimin e mijërave shqiptarëve, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të ndërmarrjeve sociale.

Bëhet fjalë për zbatimin e ligjit për ndërmarrjet sociale, miratuar në qershor të vitit 2016 nga parlamenti me propozim të qeverisë, si përgjigje ndaj sfidës së papunësisë, kryesisht të grupeve vulnerabël. Me zbatimin e këtij ligji, 26 kategori të mëdha shoqërore do të përfitojnë punësim dhe shërbime të tjera për integrimin e tyre social dhe ekonomik. Ndërmarrjet sociale janë organizata jofitimprurëse, të financuara pjesërisht nga shteti, të cilat do të mbështeten edhe nga njësitë e qeverisjes vendore, në territoret brenda juridiksionit të tyre, me qëllim për zbatimin e politikave të tyre sociale, kryesisht punësimin, por edhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme.

Ndërmarrjet do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në shërbime shoqërore, në ndërmjetësimin për punësim, në punësimin e të rinjve, në mbrojtjen dhe promovim e shëndetit, në shërbime në arsim, mbrojtjen mjedisore, promovimin e turizmit, ushtrojnë veprimtari sportive, promovojnë zhvillimin e komuniteteve etj. 30 për qind e punonjësve të punësuar në ndërmarrjen sociale duhet t?i përkasin shtresave në nevojë. Në ndërmarrjet sociale do të punësohen të papunët për një periudhë afatgjatë prej të paktën 12 muajsh, personat deri në 24 vjeç, personat që kanë mbaruar studimet e arsimit të lartë prej jo më shumë se dy vjetësh dhe nuk kanë filluar një punë, personat e pastrehë, ish-të burgosurit dhe personat orientim të ndryshëm seksual.

Mes kategorive që përfitojnë janë gjithashtu përfituesit e ndihmës ekonomike, persona që nuk kanë ndjekur arsimin e detyrueshëm, personat që jetojnë në zonat rurale dhe që nuk kanë tokë, punonjësit emigrantë që janë zhvendosur brenda vendit, personat që rezultojnë të varur apo ish-të varur nga droga, gratë që jetojnë në zonat rurale etj.
Recommended