Report TV - Amnistia për pasuritë, Rama: Do ketë një taksë! Kategoritë që përjashtohen
  • 4 years ago
Amnistia fiskale dhe penale për pasuritë e pa deklaruara të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ishte kryefjala e kryeministrit Edi Rama sot në foltoren e Kuvendit. Amnistia, tha kreu i qeverisë, 'do të miratohet shumë shpejt me 84 vota në parlament' dhe, vijoi ai më tej, 'nuk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike'. Të gjithë skeptikët ai i paralajmëroi se amnistia nuk është shaka, por theksoi se deklarimi do të ketë një taksë, 'që do të jetë shumë e favorshme'. Kryeministri sqaroi se nga amnistia do të ketë disa kategori që do të përjashtohen. Por cilat janë? Paratë e krimit, gjyqtarëve, prokurorëve, drejtuesve të lartë të shtetit dhe rrethit të tyre që janë subjekt i deklarimit të pasurisë nuk mund ti legalizojnë nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme, tha Rama. Në fund të fjalës së tij, shefi i shumicës kërkoi që kjo nismë të mbështetet nga e gjithë politika, pasi nuk po bëhet për interes vetjak.

"Amnistia besoj se do të ketë edhe mbështetjen e parlamentit është domosdoshmëri për tu dhënë të gjithë shqiptarëve, që kanë punuar dhe jetuar në emigracion apo në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar ato që nuk i kanë deklaruar, duke i futur në bankat e vendit. Do të trajtohen njëlloj si asete kriminale. Në këtë front kemi filluar një betejë, institucionet e reja të drejtësisë, SPAK është vendosur në lëvizje dhe po provon se janë në drejtim të duhur. Të gjitha dosjet po trajtohen dhe vendimet e para janë inkurajuese, askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Kjo ka krijuar një pasiguri pa bazë, pasi OFL nuk ka subjekt askënd vec atyre që kanë kryer krimet në ligj. Ata që  janë shqetësuar se kanë para dhe asete të pa deklaruara janë vendosur në pasiguri dhe për të njohur formalizimin e atyre që vijnë nga djersa  e emigrantëve.

Do i përjashtojmë nga cdo kontroll i cdo natyre të regjimit të jetës së përditshme sikur ka ndodhur dhe do të ndodhë pas amnistisë. Do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga krimi, amnistia do të jetë penale dhe fiskale dhe do të votohet me 84 dhe unk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Por ata që i kanë paratë nga krimi janë të paamnistueshëm, ashtu si të ardhurat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të rrethit të tyre familjar dhe atyre drejtuesve që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Paratë dhe asetet e këtyre që janë subjekt i deklarimit të pasurive nuk mund të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme. Pse OLF-në merret me kriminelët dhe jo politikanët apo gjykatësit? OFL ka objekt persona që e kanë kryer procesin gjyqësor, të dënuar, ndërsa politikanët dhe gjykatësit janë subjekt i deklarimit të pasurive dhe u takon drejtësisë të shikojnë për cdo rast burimin e pasurisë.
Recommended