Report TV - Amnistia për pasuritë, Rama: Kategoritë që përjashtohen! 420 euro rroga në rindërtim
  • 4 years ago
TIRANE- Në orën 17:00 Presidenti Ilir Meta ka thirrur një protestë kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të 'grushtit të shtetit', që sipas tij do të shpartallohet, por paraditen e së hënës do të mblidhet Kuvendi, që si për ironi në rendin e ditës janë problemet e popullit që kanë evidentuar deputetët nga takimet që supozohet se kanë pasur në javën e fundit.

Në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t?i diskutuar problemet që kanë evidentuar, por sot seanca pritet që të kthehet në arenë të akuzave politike mes shumicës dhe opozitës në Kuvend dhe Presidentit në distancë.

o më e vogël se 420 euro do të jetë paga për ata që do të pranojnë në ndërtim në procesin e rindërtimit që do të nisë së shpejti. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, që u shpreh sot në Kuvend se nuk do të pranojë pagë poshtë kësaj shume.  

'Kemi filluar të angazhojmë 300 nxënës të shkollave profesionale të viteve 3-4 lidhur me fushën e ndërtimit për trajnimin për t'u përfshirë në punën për rindërtimin dhe të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë. Do të ketë një thirrje të hapur për atë që kanë njohuri në ndërtim dhe duan punë. Një nga sfidat më të mëdha është nevoja e madhe për punë, për punonjës. Ky proces do të hapë shumë vende pune dhe këto vende i kërkojnë me një kualifikim të caktuar në proceset e ndërtimit.

Ne jemi të përgatitur të kryejmë trajnime për ata që kanë nevojë për një trajnim plus, por jemi të sfiduar nga fakti se ka shumë vende pune, të cilat mbeten bosh, pasi ata që ankohen se nuk kanë punë duan punë shteti, kryesisht. Ndërkohë që kemi nevojë për krah të kualifikuar. Qeveria do të imponpojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri 420 euro.
Recommended