Ministrat që përjashtohen nga fushata/ Nga Majko, Ahmetaj, Denaj e Balluku, jo pjesë e drejtimit
  • 3 years ago
Nga 14 ministra të kabinetit qeverisës, kryeministri Edi Rama u besoj drejtimin politik të fushatës elektorale në qarqe vetëm 3 ministrave.


Elisa Spiropali ministre për marrëdhënie me parlamentit do të drejtojë fushatën në Kavajeë, Vorë, Kamëz dhe Rrogozhine bashki që janë pjesë e qarkut te Tiranës. Mbulimi edhe i Vorës nga Elisa Spiropali, vjen pas heqjes të kujdestarisë nga kjo Bashki e Ministres Belinda Balluku, e cila u investua në fushatën elektorale dhe promovoi figurën e Agim Kajmakut i cili rezultoi me probleme me drejtësinë greke dhe u largua nga posti kryebashkiakut e më pas iu fsheh drejtësisë shqiptare. Spiropali duhet të bëjë edhe punën që bënte në Kavajë Ministri Arben Ahmetaj i cili është lënë jashtë listës së ekipit drejtues të fushatës socialiste.

Përplasjet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe pakënaqësitë e bazës socialiste në Lezhë prodhuan largimin e Sandër Lleshajt nga drejtimi punëve të partisë në këtë qark. Si zgjidhje Rama rikthen në Lezhë ish ministren Lindita Nikolli.

Mbetet e paqartë nëse ministri turizmit Blendi Klosi do të vijojë të drejtojë të majtën e Beratit. Gent Cakaj dhe Besa Shahini që të dy anëtarë të kryesisë së PS, nuk i është besuar asnjë post drejtues në ekipin e fushatës elektorale.

Nga vija e parë të betejës elektorale 2021, janë përjashtuar edhe ministrat Ogerta Manastrirliu, Anila Denaj, Elva Margariti, Pandeli Majko, Eduart Shalsi, Etilda Gjonaj përfshi zëvendës kryeministrin Erion Brace drejtues i disa betejave elektorale në Berat dhe së fundmi si zonën e Divjakës në qarkun e fierit. Ish ministri shëndetësisë Ilir Beqa rikthehet në Shkodër një bashki me probleme për socialistët pas largimit të Ditmir Bushatit si drejtues politik dhe kokëçarjeve që solli Valdrin Pjetri.

Ky zhvillim ku vetëm tre ministra caktohet të punojë në terren për fushatë zgjedhore, është një indikator i fortë i pakënaqësive ndaj ministrave dhe e bën më të mundshëm prerjen e biletës së tyre të largimit nga Rama, me gjasë që në mbledhjen e asamblesë kombëtare. Deri më tani mësohet se janë dy ministra që i pret shkarkimi dhe po punohet në përzgjedhjen e emrave që i zëvendësojnë.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglW...
Recommended