Report TV - Braçe - Ahmetaj: Banorët e zonës dhe autobusët të përjashtohen nga taksa

  • 6 years ago
TIRANE-Pas debatit politik dhe protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, Komisioni i Ekonomisë ka thirrur në një seancë dëgjimore ministrin e Financave, Arben Ahmetaj për të shpjeguar taksën dhe lehtësirat për qytetarët.Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe kërkoi nga qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit për taksën në Rrugën e Kombit, ndërsa shtoi se banorët e zonës dhe transporti publik të përjashtohen nga tarifa.

Nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri. Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i ekonomisë dhe financave po gjithë qeverisë?

Recommended