Rama-studenteve : Une per ju bej gjithcka, nese ju jeni gati per veten tuaj

  • 5 years ago
Kryeministri Rama-studentëve: Problemet shtrohen në tryezë me qeverinë

Kryeministri Rama: ?Askush nuk duhet ta provojë se qëllimet e përbashkëta arrihen me ultimatume dhe forma që nuk i njeh eksperienca demokratike. Edhe rasti i fundit në Francë, vonesa në reagim dhe sidomos mosgatishmëria e menjëhershme për të dialoguar me ata që ishin në rrugë, çon në përshkallëzime që janë të padëshiruara. Eksperienca demokratike thotë se qëllimi i protestave demokratike të shtrohet një problem në tryezë me qeverinë.

S?doni të dialogoni? Është e drejta juaj! Rrini atje protestoni. Por mos mendoni që kërkesat duhet që ne t?i nxjerrim nga koka e secilit, t?i përpunojmë dhe ta bëjmë këtë një lojë kungulleshkash. Është e qartë, unë jam me çdo student dhe do isha aty si një student që është aty për veten e tij, jo për Lulin, jo për Monikën dhe jo për komshinjtë. Por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij. Jam me çdo prind që mbështet çdo student që është aty për veten e tij. Këta profesorë që dalin nëpër banaqe se kujtojnë që ju erdhi dita apo të bëjnë ata tani një Dhjetor të dytë, pavarësisht se çfarë flitet unë nuk hyj te ata Kryeministra që mendojnë se i dinë të gjitha. Unë këtë punë mund ta bëj shumë më mirë sa më shumë të kem veshët hapur?.

Recommended