Ora News - PD: Rama e Nikolla përgjegjës për fatin e 133 mijë nxënësve e studentëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parti Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla janë përgjegjësit kryesorë të braktisjes së arsimit nga 133 mijë nxënës e studentë.

Nga selia e PD-se, deputeti Luçiano Boçi u shpreh: "Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet, arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pruralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte. Por nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama, dy përgjegjësit kryesorë për dështimin e arsimit ne Shqipëri, nuk ka asnjë reagim. Ata duan ta kalojnë në heshtje faktin tronditës se 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën në 4 vitet e para të keqqeverisjes së tyre."

Deputeti Boçi thotë se qeveria hesht para këtyre shifrave tronditëse.

Luçiano Boçi: "Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se: arsimi 9 vjecar është braktisur nga 57,403 nxënës, arsimi mesëm nga 31,875 nxënës, arsimi i lartë është braktisur nga 44,425 studentë.

Edi Rama dhe Lindita Nikolla po e kalojnë në heshtje këtë dëm historik për të ardhmen e vendit, sepse ata janë përgjegjësit kryesorë për rënien drastike vit pas vitit të buxhetit të arsimit.

Kanë hapur tenderin për mësues militantë, por nuk kanë investuar në pajisjen e shkollave me mjetet e duhura për arsim cilësor, në modernizinin e laboratorëve, bibliotekave dixhitale, laboratorët shkencorë dhe të IT-së.

Heshtin për braktisjen e shkollave nga 133 mijë fëmijë dhe të rinj, sespe në vend të premtimit për të investuar në arsim 5 për qind të prodhimit kombëtar, parlamenti do të votojë në shtator shkurtimin e mëtejshëm të buxhetit për arsimin.

Kjo politikë shkatërrimtare ka vënë sot Edi Ramën dhe Lindita Nikollën në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, me paaftësinë e babëzinë e vet, kanë detyruar 133 mijë nxënës të braktisin shkollën."

Partia Demokratike premton se me të ardhur në pushtet prioriteti i saj do të jetë arsimi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-rama-e-nikolla-pergjegjes-fatin-e-133-mije-nxenesve-e-studenteve
Recommended