Basha: Rama, pergjegjes per varferine e shqiptareve Lajme-News

  • 4 years ago
Takimet me biznesin e vogël, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i vijoi në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Kreu i opozitës akuzoi Kryeministrin Rama se është përgjegjës për shtimin e varfërisë dhe të njerëzve që blejnë me lista.
"Varfëria është kudo dhe arsyeja pse edhe në kohë të pandemisë, ashtu si edhe më përpara, janë lënë të braktisur dhe në mëshirë të fatit nga qeveria e Edi Ramës, e cila edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve".
Basha tha se opozita ka një plan për dalje nga situata.
"Jam sot për të dëgjuar në këtë tur, por jam këtu edhe për t?ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe gjithë ju që na ndiqni se ne kemi një plan, kemi një vizion, kemi dëshirën dhe ambicien për ta ndryshuar këtë situatë".
Në një tjetër dalje, Partia Demokratike solli në vëmendje raportin e Bankës Botërore që parashikon ulje të ekonomisë dhe serish selia blu bën përgjegjëse kreun e qeverisë.
"Duke qenë se paratë me të cilat duhet të siguronte vendet e punës dhe të ruante të ardhura të vazhdueshme për qytetarët, Edi Rama i çoi tek një grusht oligarkësh dhe për tendera luksi, Shqipëria është vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Tani që flasim, 3 muaj pas shpërthimit të pandemisë, as kjo ndihmë qesharake nuk është shpërndarë plotësisht".
Demokratët thonë se Shqipëria është vendi me ndihmën ekonomike më të ulët në rajon për shkak të abuzimeve me tenderat.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended