Basha për raport-progresin: Rama përgjegjës për shtyrjen e negociatat, ne duhet t'i hapim
  • 5 years ago
Basha ka deklaruar nga Kurbini se Shqipërisë do ti refuzohet hapja e negociatave. Sipas Bashës përgjegjës për këtë është kryeministri Rama.

"Ai refuzon ti hapë rrugë për hapjen e negociatave. Ka vetëm një përgjegjës që e shtyn tash tre vjet për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është ai që vë interesat e tij para shqiptarëve. Ai ka vendosur kundër shqiptarëve kundër lirisë së shqiptarëve. Asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë vend pune nuk do hapet nga Rama. Kjo është beteja, zgjedhje të lira e të ndershme. Largimi sa më parë i Edi Ramës. Prandaj jemi bashkë. Unë e kam zemrën plotë. Këtë betejë e luftojmë edhe për socialistët. Do të çlirojmë partinë tuaj nga krimi. Shqipërinë nga krimi. Kjo është beteja." ka deklaruar kreu i opozitës.

"Ora e tij ka marrë fund. Nuk ka forcë mbi tokë që ta kthejë këtë urë mbrapsht. Tentativa kriminale Nuk pranon Europa të hap negociatat me një Kryeministër që është kapur duke vjedhur votat, dhe duke vjedhur milionat. Duhet të kalojë në Paris në Berlin dhe kudo ku standardet europiane janë Bibla dhe Kurani i qeverive. Nuk kalon dot Rama testin e Berlinit. Ne duhet patjetër ti japim rrugë Europiane vendit. Ne duhet ti hapim negociatat. Ndaj duhet që një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie" " ka deklarua më pas Basha.
Recommended