Ora News - Meta dhe Thaçi, homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #homazhe #Reçak #ilirmeta #

21 vite më parë do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të bëra nga ushtria serbe në Kosovë, pikërisht në fshatin e Reçakut u vranë 45 civilë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent në veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut.

Në orën 10:30 së bashku me homologun kosovar Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të politikës së Kosovës, presidenti Meta zhvilloi homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

"Masakra e Reçakut ishte krim kundër njerëzimit dhe genocid. Serbia duhet të japë llogari. Drejtësia herët a vonë do të ngadhënjejë" tha Thaçi duke dënuar dhe heshtjen e ndërkombëtarëve.

"Çdo përpjekje për të mohuar këtë masakër, por edhe çdo masakër tjetër në këtë rajon është një rrezik për riciklimin e dhunës" tha Meta.

Ndërkohë në orën 11:00, Meta do të jetë i pranishëm në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/masakra-e-recakut-presidenti-meta-ne-kosove

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended