Ora news - Meta: Mesazhet për qetësi dhe bashkëjetesë janë aktuale për politikën
  • 5 years ago
#oranews
Pas konfliktit të shtuar politik ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje klasës politike për të ruajtur qetësinë dhe për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Pas inaugurimit të një spitali privat, Meta nuk u përgjigj interesimit të mediave nëse do të tentonte të organizonte një takim mes palëve.

Situata e tensionuar politike në vend nuk ka ndikuar në qetësinë e Presidentit Ilir Meta. Në një inaugurim të ndërtimit të një spitali privat, Ilir Meta ka bërë thirrje se klasa politike duhet të ruajë qetësinë.

Meta: Mesazhet dhe lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe bashkëjetesë janë sot aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësinë e madhe dhe historike që ata duhet të tregojnë në çdo vendim që marrin në interes së të ardhmes europiane, dhe për kthimin e shpresës për të rejat dhe të rinjtë, që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri, bazuar në ruajtjen e vlerave më të mira familjare, shoqërore dhe kombëtare.

I pyetur nga gazetarët nëse do të tentonte të organizonte një takim si ndërmjetës me dy kampet politike, Kreu i Shtetit nuk dha asnjë përgjigje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-mesazhet-qetesi-dhe-bashkejetese-jane-aktuale-politiken

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended