Report TV -Akuzat, Meta: Kam folur me Thaçin dhe Veselin, ta përballojnë me qetësi dhe urtësi
  • 4 years ago
"Nuk është momenti të merremi me drejtësinë ndërkombëtare aq më tepër nuk kemi shkëlqyer në drejtësinë kombëtare. Miratimi i kësaj gjykate ka qenë një akt i sforcuar, por ne e dimë mirë nga të gjithë faktorët që është shtyrë, ku në radhë të parë, pala që e shkaktoi atë luftë dhe nuk mund të pranojë këtë realitet të ri, që ka ndihmuar stabilitetin e rajonit. Duhet të them se të gjithë drejtuesit kryesorë të UCK që janë akuzuar, i kanë përsëritur betejat me drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjithë e kemi që pala që është dënuar më shumë, vrasësit e vëllezërve Bytyci kanë edhe funksione publike. Është momenti për urtësi, unitet, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe kudo tjetër dhe nuk është momenti për të ushqyer mosbesim ndaj aleatëve perëndimore që janë me popullin e Kosovës, me shtetin e pavarur të Kosovës. Sigurisht kam pasur komunikime me Thacin dhe Veselin dhe jemi në komunikim dhe jam i bindur që ata kanë qetësinë për të përballuar me shumë dinjitet këtë sfidë, jo si personale, pasi kanë pasur momente më të vështira, por në interes të popullit të Kosovës dhe luftës" tha Meta.
Recommended