Ora News - A arritën Thaçi dhe Rama të bindin Haradinaj që të pezullojë taksën ndaj Serbisë?
  • 5 years ago
#oranews

Mbrëmja e së dielës ka mbledhur bashkë në një darkë liderët shtetërorë të Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës. I ftuar special i tyre ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nga darka, ku përveç kryeministrit Rama, ishin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, akush nuk ka bërë publik vendin, detajet dhe qëllimin e takimit.

Por, fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Instagram, fillimisht i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe më pas dhe kryeministri Rama. Mediat kosovare shkruajnë se fotoja mund të jetë bërë në shtëpinë e presidentit Thaçi.

Marrë shkas nga zhvillimet e fundit, mendohet se në fokus të bisedës së tyre ka qenë taksa ndaj Serbisë.

Takimi vjen në kohën kur raportet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e taksës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeminsitri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës.

Po ashtu darka vjen një ditë pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019 dhe votimit të Projektligjit për Dialogun.

Të dielën ka qarkulluar edhe një dokument i prezantuar nga kryeparlamentari Veseli, në të cilin parashihet pezullimi i taksës për 120 ditë dhe gjatë kësaj kohe Serbia duhet të plotësojë 10 kushte.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Rama ia kanë dalë ta bindin kryeministrin Haradinaj të heqë ose pezullojë taksën ndaj mallrave të Serbisë, kur dihet se ky i fundit është kategorik që ajo të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended