ShBA për Kosovën: “Po prishni marrëdhëniet tona me taksën ndaj Serbisë” - - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Krerët e Shtetit të Kosovës kanë marrë një letër nga zëvendës asistenti i sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer, i cili u bën të ditur se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ka prishur raportet me Shtetet e Bashkuara.Letra i është dërguar presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Aty theksohet se SHBA do të ndalojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën. Po ashtu, thuhet se do të shqyrtohen edhe bashkëpunimet në fushat tjera mes Kosovës dhe SHBA-së.Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt integrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend i qëndrueshëm, prosperues dhe i sigurt. Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.Shtetet e Bashkuara nënvizojnë në letër se mospezullimi i taksës minon bashkëpunimin me Kosovën në shumë fusha.Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta. Pasi pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë. Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqendrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë. Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen.Palmet nënvizon se Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Por Prishtina sipas tij, nuk e vlerëson miqësinë duke injoruar kështu këshillat e Uashingtonit zyrtar.Sipas Shteteve të Bashkuara hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës dhe derisa Kosova nuk e ndërmerr këtë hap, nuk mund të vijojnë raportet e fuqishme mes dy vendeve.

Recommended