Taksa/ Rama sulmon Haradinaj: Albini mund të jetë gjithçka, po kurrë shërbëtor i Serbisë!
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe reagimet në politikën kosovare mbi këtë çështje.


Kreu i qeverisë ka sulmuar edhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për të cilin shkruan: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Rama shkruan më tej se Albin Kurti është në rrugën e duhur. ?Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t?i duhet të përballet me etiketën e ?tradhtarit? po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës?, përfundon Rama statusin.

Statusi në twitter

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s?i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t?i duhet të përballet me etiketën e ?tradhtarit? po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftësSmiling face with smiling eyes

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#RamushHaradinaj#TopChannel
Recommended