Ora News - Shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tre qendra shëndetësore në kryeqytet do të ofrojnë shërbim 24 orë për fëmijët gjatë sezonit të gripit. Ministrja Ogerta Manastirliu u kërkoi prindërve që të përdorin këto qendra dhe të mos drejtohen vetëm në QSUT pasi krijohet fluks dhe radhë.

Zyrtarisht jemi në sezonin e gripit. Qarkullimi i këtij virusi pritet të rritet në javët në vijim, për t`u përgjigjur situatës Ministria e Shëndetësisë ka vendosur në dispozicion 24 orë 3 qendra shëndetësore në kryeqytet të cilat do të ofrojnë shërbim të plotë për fëmijët edhe gjatë natës.

Teksa inspektoi qendrën shëndetësore nr. 10, Ministrja Manastirliu kërkoi nga prindërit që të mos drejtohen vetëm në QSUT por të përdorin edhe qendrat për të shmangur fluksin dhe për të marrë shërbimin në kohë.

Manastirliu: Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut, qendra nr. 7 në Laprakë. Është më mirë të vijnë më para në qendrat shëndetësore dhe nëse rasti do të duhet që të referohet në QSUT e vendos mjeku dhe jo prindi.

Përveç qendrës shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut, qendrës nr 8 në zonën e ish-bllokut dhe qendrës nr 7 në Laprakë së shpejti shërbimi për fëmijët gjatë natës do të ofrohet edhe ne qendrën e Kombinatit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sherbim-24-ore-urgjencat-pediatrike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended