Ora News - Nga 1 janari do mbyllen dhe bastet, mediat 24 orë afat për heqjen e reklamave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama njofton ndryshimin që do bëhet në ligjin për lojrat e fatit. Nga 31 dhjetori i vitit 2018, me ligjin e ri, do të ndalojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe do të mbyllen të gjitha pikat e basteve.

Të gjitha këto biznese që nga 1 janari do të largohen në periferi.

Rama i prezantoi ndryshimet e ligjit në një konferencë për median paraditen e sotme në kryeministri.

Edi Rama: "Sipas ligjit duke nisur nga 31 dhjetor i këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si edhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, kuaj, qen apo çdo lloj skllavi të faunës shqiptare.

Tej argumentave të biznesit, të të punësuarve, të të ardhurave të cilat për hir të vërtesës të cilat janë dyfishuar në raport me të shkuarën, 54 milionë dollarë nga rritja e formalitetit dhe nga taksat përmes formalizimit, pavarësisht se 40 kompani kishte në të shkuarën dhe mblidheshin gjysma e taksave, tani ka 20 dhe mblidhen dyfishi i taksave, në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do të ngrihet asnjë qepen për baste.

Dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngihet më asnjë qepen për kazio elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë kilometër katror të Republikës së Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-1-janari-nuk-do-kete-asnje-qepen-bastesh-mediat-24-ore-afat-mbylljen-e-reklamave

Recommended