Ora News – Cakaj çertifikatë sigurie për 24 orë, Ahmet Prençi: Është e pamundur!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se është e pamundur që një zyrtar të pajiset me çertifikatë sigurie për 24 orë.

Me gazetaren Beti Njuma, Prençi tha se mos pajisja e një zyrtari të lartë me çertifikatë sigurie është një shkelje e rëndë.

Ahmet Prençi: Një afat i tillë është i pamundur për të kryer procedurat e nevojshme për të dhënë certifikatën e sigurisë për një zyrtar shteti.

Beti Njuma: Si shpjegohet që Cakaj ka qëndruar për 7 muaj zv/ministër i Jashtëm pa certifikatë sigurie?

Ahmet Prençi: Kjo është e papranueshme. Atij i është bërë prezent kjo deklaratë dhe është neglizhuar prej tij. Të kryesh një funksion që ke kontakt me një informacion të klasifikuar është e patolerueshme dhe kjo ka marrë një rëndësi të veçantë që në 2007, kur Shqipëria plotësoi kriterët për në NATO. Është një shkelje e rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cakaj-certifikate-sigurie-24-ore-ahmet-prenci-eshte-e-pamundur

Recommended