Report TV - Meta: Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur
  • 5 years ago
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Meta thotë se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë ndërsa deklaron se duhet marrë në shqyrtim sugjerimet e bëra nga komuniteti i gazetarëve.

Kreu i Shtetit deklaron se treguesit dhe shifrat lidhur me lirinë e medias në vend janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Ai thotë se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore "anti-shpifje" të propozuar nga qeveria.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve ?Reporterët pa Kufij?;

Përfundimet e raportit vjetor të ?Freedom House? se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e ?Misionit për lirinë e medias? të shtatë organizatave globale sipas të cilave ?autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve?;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se ?media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën?;
Recommended