Ora News - Të hënën në Kosovë, Thaçi: Lajçak të ndajë mendjen, Kosova është shtet i pavarur!
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në prag të vizitës së të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Presidenti, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin Ora, i ka bërë thirrje diplomatit europian që të vijë në Prishtinë me mendjen e kthjellët se Kosova është shtet i pavarur.


Pyetje: Në Prishtinë ditën e hënë zbarkon Miroslav Lajçak në mesin e një debati që po ndodh në distancë mes jush dhe kryeministrit Hoti. Ai është shprehur së fundmi se dialogun do të drejtojë ai, në fakt ju kemi parë juve në krye të procesit. Kush do ta drejtojë dialogun dhe me kë do të flasë Lajçak për çështjet thelbësore?


Hashim Thaçi: Kushtetuta i përcakton qartë kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit. Jemi në krye të institucioneve për të punuar bashkarisht, për të plotësuar njëri-tjetrin, për tu përballuar në raport me Serbinë, besoj se SHBA-të do të marrin rolin që ju takon, udhëheqës në këtë proces, dhe do të kemi lëvizje të shpejtë edhe nga ambasadori Grenell me mbështetje direkte të presidentit Trump. Shpresoj që në fund të këtij procesi të arrihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos të ardhmes europiane. Lajçak kur të zbresë në Prishtinë duhet të jetë i qartë, i saktë dhe të ndërpritet abuzimi që BE ka bërë me Kosovën, në veçanti me liberalizimin e vizave kur ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret e domosdoshme por ende mbetemi të ndëshkuar dhe të izoluar krejt padrejtësisht.


Thaçi tha gjithashtu se BE-ja duhet të ndalë abuzimin me Kosovën dhe të liberalizojë vizat.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/te-henen-ne-kosove-thaci-lajcak-te-ndaje-mendjen-kosova-eshte-shtet-i-pavarur


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended