Shemsi Prençi: Qeveri krushqish, a thua se është kalbur preshi apo domatet

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish-kreru i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi kishte kritika të forta për menaxhimin e këtij institucioni nga ministria e Mbrojtjes.

Në një intervistë për gazetaren Marjana Legisi, Prençi e konsideroi apati reagimin e strukturave shtetërore të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes në momentin pas tërmetit.

Shemsi Prençi: Reagimin e strukturave reaguese të para, të shërbimit zjarrfikës në bashki edhe pse pa mjete unë e konsideroj heroinë. Me ato që kanë pasur mundësi ata janë afruar. Në pikëpamje të reagimit të strukturave shtetërore të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes do ta konsideroja një apati, pa drejtim. Fakti që familjen Lala nuk e ka mbytur tërmeti i orës 3:54, por e ka mbytur tërmeti i orës 12 të ditës do të thotë që për rreth 6 orë nuk ka shkuar askush për ti ndihmuar. Kjo është deklaruar publikisht. Ndoshta ka patur rrezik operacioni, por njerëz të specializuar mund të afroheshin.

Ish-kreu i Emergjencave tha se të gjitha pajisjet për situata të tilla janë, por nuk i dinë në çfarë magazina i kanë futur.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shemsi-prenci-qeveri-krushqish-thua-se-eshte-kalbur-preshi-apo-domatet

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended