PD protestë në Fier, banorët bllokojnë rrugën: Kjo qeveri po hesht, është koha të ngremë zërin
  • 5 years ago
shtu siç ishte paralajmëruar më herët dhjetra mbështetës , anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë në qytetin e Fierit, ku akuzojnë qeverinë për keq-qeverisje.

Grupi i protestueseve të mbështetur nga opozita janë mbledhur në vendin e quajtur Ura e Sheqit duke bllokuar për disa orë rrethrrotullimin e rrugës në hyrje të qytetit, ndërsa kanë paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit dhe anasjelltas.

Protesta e PD në Fier ka qenë e paralajmëruar ndësa sipas organizatorëve tubimi i ditës së sotme është zhvilluar në shenjë proteste, sipas tyre ndaj papërgjegjshmerise së qeverisë e cila nuk merr në konsideratë kërkesta e tyre dhe është shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, rritjen e nivelit të papunësisë

e cila nuk qe po e çon vendin drejt shkaterrimit, po shkaterron te ardhmen.

?Eshte koha të ngreme zerin, sepse kjo qeveri po hesht! Po hesht për çmimin e larte te karburantit! Po hesht per çmimin e larte te energjise! Po hesht per statusin e naftetareve! Po hesht per varfërine, për taksat, për papunësine, për dëmshperblimet e padhëna Eshte koha të marrim në dore fatin tonë, të ardhmen tone! Ky vend është i qytetareve dhe JO i politikaneve të korruptuar!", shprehet një nga qytetarët protestues.

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar një protestë masive më 16 shkurt në kryeqytet duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ta.
Recommended